Ngjarje e rëndë në Tiranë! Një 14-vjeçar gjendet i mbytur në Liqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 14-vjeçar është gjetur i mbytur në Liqenin e Farkës.

Policia njofton se rreth orë 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqen.

Bëhet me dije se i mitur i përket komunitetit rom dhe kishte dy ditë që ishtë zhdukur. Familja dhe policia zbuluan ngjarjen e rëndë një ditë më parë, ndërkohë që polumbarët arritën të gjejnë trupin e tij vetëm ditën e sotme.

I mitur kishte dalë më një shokun e tij, i cili nuk tregoi për ngjarjen, por pas denoncimit të prindërve për humbjen e 14-vjeçarit, shoku i tij ka rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqen.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version