Ngjarje e rëndë në Durrës, humb jetën 20-vjeçari nga shpërthimi i gomës në servis  

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës këtë mëngjes. Bëhet e ditur se, rreth orës 08:50, në lagjen Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version