Nga Balla e Sejdini tek Çelët, Bego e Sanxhaktarët, bandat që bëjnë ligjin në Elbasan

“Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t’u treguar shqiptarëve se pse pa u çliruar nga krimi nuk do të ketë asnjë përparim domethënës dhe kjo ka të bëjë me çdo familje dhe fatin e shqiptarëve.”
“Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, jo pak analistë e quajtën Elbasanin kryeqytet të krimit.
Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe bandat e krimit nga Çelët te Sanxhaktarët me shokë që vitin e kaluar treguan se kush sundon në këtë qytete, në këtë vend, kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore”
Opozita e bashkuar është mbledhur ditën e sotme në Elbasan. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar publikimin e fakteve tronditëse në mbledhjen e opozitës së bashkuar në Elbasan. E këto fakte, sipas tij, kanë të bëjnë me Xibrakën dhe laboratorin e kokainës.
“Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së tha se krimi i organizuar është edhe çështje ekonomie. “5 vjet më parë u inaugurua tuneli i kërrabës, një vepër e madhe infrastrukturore, nga qeverisja e PD. 5 vjet më vonë kjo rrugë nuk ka përfunduar ndërsa ka gëlltitur për shumë pak kilometra, miliona euro.

Nënkontraktor është Edmod Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, mik i Ballës i cili ka marr plot 10 mln euro.
Marrëdhënia e Ballës me Begon është një hesap që rëndon në xhepin e shqiptarëve. Janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga e Elbasanit.
Kur ne drejtuam, ndërtuam autostrada, hoqëm kufijtë, futëm investime të huaja.
Bëmë edhe gabime për të cilat u ndëshkuam me votë dhe dolëm në opozitë për t’u përgatitur më mirë, të vijmë në pushtet për ta çuar vendin përpara
5 vjet që harxhojmë gjithë energjitë tona për të hequr kriminelët vrasësit, nga zyrat e shtetit”, deklaroi kreu i PD-së.

Vëllai i Edi Ramës i përfshirë në kokainën e Xibrakës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Sipas Bashës, vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama është i përfshirë në rastin e trafikut dhe përpunimit të kokainës në Xibrakë.
Kreu i opozitës u shpreh se, këto fakte janë marrë dhe fshehur nga Saimir Tahiri dhe tani nga Fatmir Xhafaj dhe kreu i policisë, Ardi Veliu.
“Elbasani është gjeneza e lidhjeve të Edi Ramës me krimin. Xibraka mban peng Edi Ramën për përfshirjen direkte të Olsi Ramës.
Faktet janë fshehur nga Saimir Tahiri dhe tani nga Fatmir Xhafa dhe shoku i Agron Xhafës, Ardi Veliu”, tha ndër të tjera kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Exit mobile version