“Në çështjen e vulës u ndërhy”, analisti zbulon detajet: Ka një lloj afrimi ujërash mes PD-së dhe mazhorancës

Analisti Erald Kapri duke komentuar çështjen e vulës së PD-së që i kaloi Berishës dhe Rithemelimit, u shpreh në një emision televiziv se pushteti në Shqipëri ka qenë gjithnjë në përndjekje të opozitës, por tashmë mesa duket ka një marrëveshje dhe kjo shikohet edhe tek aminstia.

‘Luftë sistematik e pushtetit ndaj opozitës, për ta denigruar opozitën që të mos dilte në zgjedhje me logon e vet. Ka qenë luftë e mazhorancës që nga fillimi. Kjo ka ndodhur edhe me shumë të tjerë. Është konstant. Jemi në një regjim që ka kapur ekonominë. Ka një lloj afrimi ujërash të PD-së dhe mazhorancës, amnistia dhe kanë folur për projekte të përbashkëta. Në fillim jemi të qartë që u ndërhy në çështjen e vulës. Pastaj për vetë opozitën, ishte një vendim njohjeje. Për Berishën u bë e qartë që kishte shumicën në parti. Çdokush që nuk mendon të bashkëjetojë me Berishën të dali vetë. Nuk ke pse tja marrësh logon Berishës. Nuk besoj se kanë funksionuar ndonjëherë fraksionet’, thotë Kapri.

Exit mobile version