Ne besojmë te Partia Demokratike, ne besojmë te Basha! Qytetarët e Tiranës vërshojnë drejt Kryeministrisë

Anëtarë të degës nr.7 të PD në Tiranë, si dhe mbështetës të opozitës dhe qytetarë protestues janë nisur në këmbë deri në qendër të kryeqytetit, për të marrë pjesë në protestën e 10 kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar.

Në duar ata mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Rama ik” në 3 gjuhë, shqip, anglisht dhe gjermanisht, si dhe kujtohet shifra prej 85 % e shqiptarëve që refuzoi farsën e 30 qershorit.

Në pankartë thuhet se 85 % e shqiptarëve që refuzuan farsën, shprehën besimin e tyre tek e ardhmja që po vjen, tek Partia Demokratike dhe tek Lulzim Basha.

Protesta

Exit mobile version