“Narcotica”, ky është imazhi shkatërrues i shqiptarëve sot nga një i droguar në krye të qeverisë

Shqiptarët vuajnë sot pasojat shkatërrimtare të imazhit të tyre si pasojë e një psikopati që e ka kther vendin në një hambar të drogës prej nga ku furnizon të gjithë Europën jo vetëm me hashash, por edhe me drogat e forta si heroinë dhe kokainë.

Eshtë ky psikopat që e ka kthyer po kështu vendin në një parajsë të pastrimit të parave të mafias dhe kjo po sjellë tani një irritim të madh në të gjitha kancelaritë perëndimore që kanë nisur të demaskojnë regjimin kriminal në Shqipëri.

Nën titullin “Narkotika”, një dokumentar me 5 pjesë që rrëfen rrugën e trafikut të drogës nga Kolumbia e Meksika deri në Shqipëri, pritet të shfaqet së shpejti në televizionin italian RAI 3.

I realizuar nga korrespondenti i RAI, gazetari Valerio Cataldi, dokumentari nis me trafikun e kokainës dhe heroinës nga Guerrero, një shtet i vogël në Meksikë, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

Aty kultivohet lulëkuqja e opiumit, që më pas transfomohet në heroinë.
Nga Meksika, dokumentari zhvendoset në Kolumbi në Katatumbo, në laboratorët klandestine të përpunimit të drogës, për t’u mbyllur në Shqipëri.

“Narkotika” pritet të shfaqet gjatë muajit korrik në kanalin televiziv publik italian RAI 3.
“Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri” – shkruan “La Repubblica”, citon lapsi.al. TG3 dhe RAI3 kanë zgjedhur një orë të vonë për ta transmetuar (23.20) ndoshta për shkak të pamjeve të rënda dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të trajtimit të ngjarjeve.

Pjesa e parë është fokusuar në shtetin meksikan se si shteti është i pafuqishëm të luftojë kartelin e drogës “Cartel del Sur”. Aty tregohet se si një grusht burrash që tashmë të lënë në mëshirë të fatit nga shteti janë duke luftuar të vetëm me narkotrafikantët.

“Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës.

Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë” – thotë gazetari Valerio Cataldi, citon lapsi.al. Ai rrëfen edhe për fshatrat e Guerrero, të zgjedhura nga “Cartel del Sur” për të kultivuar opium i cili transformohet në heroinë.

Prokurorët e antimafias Nicola Grateri dhe Francesco Mandoi kanë rrëfyer mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe mafias shqiptare, duke treguar njëkohësisht forcën e grupeve kriminale, që po kontrollojnë madje edhe trafikun e drogave të forta, nga vendet e Amerikës Latine, drejt Europës.

Dy prokurorët janë të mendimit se grupet kriminale shqiptare janë forcuar tej mase, për shkak edhe të mbështetjes që kanë nga strukturat shtetërore. “Në Shqipëri janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, kryehnë krime, kanë mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë, nga ato më të ulëta e deri më të larta”, shprehet prokurori Nicola Grateri për ‘Narcotica’.

“Narcotica” e nis këtë reportazh me fshatin Lazarat, në jug të vendit, pranë Gjirokastrës.
“Një fshat i vogël që konsiderohet prej kohësh qendra e kultivimit të marijuanës, skena e operacioneve masive të policisë dhe përplasjeve të armatosura”, thuhet në reportazh.

Prokurori Gratteri tregoi për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.
Prokurori Gratteri dhe Koloneli D’Angelantonio del Ros tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me Prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.

Ata rrëfejnë mbi hetimet e nisura nga anti-mafia italiane ndaj mafies shqiptare dhe bllokimin e tonelatave me kanabis, por edhe me kokainë. Në një rast janë kapur në Otranto 9 ton kanabis, por bashkë me këtë lloj droge, grupet kriminale transportojnë edhe kokainë, që e marrin vetë në vendet e Amerikës Latine, rrëfen prokurori Gratteri.

Gazetari italian shprehet se mafia shqiptare tani nuk merret vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe atë të drogave të forta, si kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri.

Prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri me nëndetëse.

“Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine”, tregon për Narcotica, prokurori Francesco Mandoi.

Ndërsa një tjetër punonjës i Guardia di Fincanca italiane në Shqipëri, është shprehur për ‘Narcotica’ se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019 janë arrestuar dhjetëra shqiptarë që kanë bërë trafiqe droge në Itali.
“Ne nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm”, shprehet Gratteri.

Exit mobile version