Mungojnë paisjet e emergjencave për shuarjen e zjarreve, KLSH nis kontrollin në Emergjencat Civile

KLSH ka nisur sot kontrollin në zyrat e Emergjencave Civile, pas incidentit të pak ditëve më parë kur punonjësit e emergjencave nuk lejuan auditin pasi kreu i Emergjencave, Haki Çako ishte me pushime.

Kontrolli i KLSH do të kryhet në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Kontrolli ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme, që lidhet me emergjencat civile, në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.

Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave.

Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit,një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu ,KLSH do të auditojë dhe verifikojë në ministrinë e brëndshme, ministrinë e mbrojtjes si dhe pushtetin vendor , të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vëndi.

Exit mobile version