“Muçi ka treguar kualitet, s’e di pse merr aq pak minuta”/ Ish-kapiteni i Kombëtares: Janë bërë disa gabime, duhet të jemi ekip më ofensiv

Ish-kapiteni i Kombëtares, Ervin Skela, e konsideroi pozitive rrugëtimin e kuqezinjve në Europian, por sipas tij, ekipi ka mundësi për të bërë më shumë. Në një prononcim pas ndeshjes së djeshme për emisionin “Kampionët” në “TV Klan”, ai theksoi se stafi duhet të analizojë gabimet e bëra në Europian.

“Kishim një grup shumë të vështirë dhe u prezantuam në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi lojtarë shumë të rinj dhe me të ardhme. Ky Europian duhet të na shërbejë për të ardhmen, që këta djem dhe këta tifozë t’i mbështesim gjithmonë. Kemi mundësi për të bërë më shumë. Nuk jam në brendësi të situatës, sesi ndihet Muçi nga ana fizike. Unë mendoj se janë bërë disa gabime dhe të analizohen në të ardhmen”, ka thënë fillimisht vlonjati, i cili prej vitesh është pjesë e klubit gjerman të Eintraht Frankfurtit, duke punuar me ekipet e akademisë.

I ngacmuar për faktin që Silvinjo ka injoruar në këtë Europian një alternativë si Ernest Muçi, i cili ka bërë mirë në kampionatin turk me Beshiktashin, Skela u shpreh: “Trajneri është pjesë e strukturës që kemi në ekipin kombëtar. Muçi ka treguar kualitet tek ekipi ku luan, ndërsa këtu nuk mund ta analizoj për aq pak minuta. Unë do preferoja të rrezikonim më shumë nga fillimi i lojës. Me Italinë, në të gjithë atë atmosferë, shënuam 23 sekonda dhe duhet të luanim më përpara. E njëjta gjë edhe me Kroacinë. Në pjesën e parë duhet të ishim 2-0. Skuadra di të reagojë. Shpresoj që në të ardhmen të jemi më ofensivë dhe të besojmë më shume.

Exit mobile version