“Mos keqkuptoni vizitën time, fokusi te 15 kushtet për BE”, deputeti i CDU: Nëse në Shqipëri rrinë vetëm pensionistët apo klasa politike, fundi jo i lumtur!

Me tone të forta, deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU deklaroi se Shqipëria duhet të plotësojë detyrat e saj, si 15 kushtet, për t’u bërë anëtare e BE.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Krichbaum theksoi se nëse në Shqipëri do të rrinë vetëm pensionistët apo klasa politike, fundi nuk do të jetë i lumtur. Mes të tjerash ai tha se rinia e ka humbur shpresën, duke u larguar nga vendi.

“Detyra ime është se ne shoqërojmë si CDU/CSU vendin tuaj drejt integrimit të BE. Kam pritshmëri që të rinjtë e këtij vendi, do t’i këshilloja çdokujt që të mbajë në fokus shqetësimet e vendit. Kjo duket se nuk është e qartë. Brezi i ri, që është privilegji i tyre, është i paduruar. Shumë prej tyre e kanë humbur durimin, dhe janë larguar nga vendi. Nëse në këtë vend mbesim pensionistët apo klasa politike nuk do të ishte fund i lumtur për këtë vend. Problemet e vërteta qëndrojnë në pyetjen që kanë njerëzit. A do të kenë mjaftueshëm të ardhura, këto janë çështje që shqetësojnë njerëzit. Nëse shoh krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, këto janë çështje që i kemi trajtuar. Janë çështje që nuk gjejnë shëmbëllimin e duhur te politika.”, sqaroi deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU.

Exit mobile version