“Mirëpres rifillimin e punës të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme”/ Shefja e delegacionit të OSCE takon bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social X, shefja e prezencës së OSCE në Shqipëri, bën të ditur se është takuar me dy bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore, D. Gjiknurin dhe E. Alibeajn, dhe mirëpret rifillimin e punës së këtij komisioni ditën e premte.

Më poshtë postimi i plotë:

Screenshot 20240116 170343 Opera Mini

Është me rëndësi përmendja e faktit se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është i interesuar për një Reformë Zgjedhore sa më gjithëpërfshirëse në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR dhe vazhdimisht u kanë bërë thirrje palëve të ulen në tryezë për një produkt sa më të mirë për qytetarët shqiptarë.

Exit mobile version