Mirel Mërtiri banues në Vjenë, zbulohet lagjia e bosit të inceneratorëve, GJKKO vihet në dijeni

Mirel Mërtiri është një prej personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posacme (SPAK) si përfitus i parregull i parave të shtetit nëpërmjet inceneratoreve dhe si pronari faktik i tyre.

Teksa prej kohesh aludohet për vendodhjen e tij, OraNews raporton se Mirel Mërtiri ndodhet në Vien të Austrisë. Sipas burimeve të sigurta adresa e tij zyrtare është e quajtur Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria.

Kjo adrese tashmë është e evidentuar edhe nga Gjykata e Posaçme ku një prej gjyqtareve do ta shqyrtoje një kërkesë të Mirel Mërtirit.

Më herët në Vjene është identifikuar dhe bashkëjetuesja e Mërtirit, Stela Gugallja, e cila ka kërkuar azil.

Exit mobile version