Merret peng për 4 mijë euro borxh një person në Velipojë

Një person është marrë peng mbrëmjen e të hënës në Velipojë për një borxh të pashlyer prej 4 mijë eurosh. Policia ka arrestuar paraditen e djeshme autorin, i cili është Dodë Gj. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar, pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës. Mësohet se ai nuk i është ndaluar postbllokut të policisë mbrëmjen e së hënës, por dje forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.
Autoritetet e zbuluan ngjarjen, pasi automjeti ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të policisë, në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e plazhit. Kjo është bërë shkak që policia të nisë hetimet nga ku rezultoi se bëhej fjalë për një pengmarrje, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh.
Mësohet se autoritetet kanë mundur të identikojnë si pengmarrësin, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra. Identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar, pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.

Exit mobile version