Mediu mbyll fushatën zgjedhore në Vorë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar takimet elektorale me banorë të Kuçit në Vorës. Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal në investimet që ka bërë Partia Demokratike në këtë zonë, duke i kthyer dinjitetin dhe mundësinë e lëvizjes banorëve. Fatmir Mediu u shpreh se: “Mbi 50% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria sepse kemi një qeveri të vendosur para nesh, e cila përpiqet që të kontrollojë jetën tonë nëpërmjet varfërisë dhe shtypjes. Duhet të shkojmë të votojmë pasi është moment për të vendosur për të ardhmen në raport me të shkuarën, ekonominë tonë familjare në raport me korrupsionin dhe ju ftoj në datën 25 të votoni numrin 6, Partinë Demokratike”. Duke prezatuar programin politik dhe ekonomik të Republikës së re, zoti Mediu theksoi se në themel të këtij programi është forcimi ekonomik i individit, pasi vetëm kështu mund të kemi një të ardhme të sigurtë.

Exit mobile version