Mediat e huaja lartësojnë fitoren historike

Është dashur ajo fitore monumentale që emri i Shqipërisë të bëjë xhiron e botës në mediat më prestigjioze të saj. Urimet e para kanë ardhur nga organizuesit e kompeticionit, në profilin e saj në Facebook UEFA ka shkruajtur: “Bravo Federata Shqiptare e Futbollit”, menjëherë më pas në profilin e saj në Twitter qeveria Europiane e Futbollit ka bërë një tjetër postim, “Kënaqësi e madhe për Shqipërinë, fitorja e parë historike në një turne madhor”. Padyshim të vëmendshme ndaj këtij suksesi të përditshmet më prestigjioze italiane, “Gazzeta dello Sport” me titullin: “Shqipëria fitore historike, De Biasi shpreson në 1/6”, shkruan se si kuqezinjtë falë golit të Sadikut fituan një vend në histori, pavarësisht se si do të shkojë çështja e kualifikimit.
“Corriere dello Sport” ka diçka më të thjeshtë, Rumani-Shqipëri 0-1, Sadiku gol, De Biasi shpreson.
Në Angli titujt janë gjithmonë domethënës, rrjeti prestigjioz “BBC” flet edhe për festën që ka shpërthyer me titullin, “Shqipëria çmendet për fitoren e parë në një turne madhor”.
Për “The Sun” jemi ne history makers, (ata që bëjnë historinë), teksa shkruan se goli i Sadikut siguroi fitoren e parë të vendit tonë në Europian.
“Daily Mail” shkruan se goditja me kokë e Sadikut i jep shpresë Shqipërisë për 1/8 dhe dërgon në shtëpi Rumaninë. Në Spanjë “AS” shkruan se Shqipëria gjen fitoren e saj të parë dhe tani shpreson te një të tetat, ndërsa “Marka” ka një titull më të fortë, “Bota njeh Shqipërinë”.
Në Francë “L’Equipe” ka zgjedhur okelion, “Shqipëria shpreson, Rumania eliminohet”, zvicerania “Blick” shkruan se me golin e Sadikut dhe fitoren Shqipëria mban shpresat për të shkuar në fazën e knock out-it. Ndërsa rumunët janë padyshim të hidhërurar, e përditshmja “Sporturilor”, flet për një katastrofë për futbollin rumun, ndërsa simotra e saj “Pro Sport” e ka me trajnerin Iordanscko dhe reagimin e tij haluçinant pas leksionit të dhënë nga Shqipëria.

Exit mobile version