Mashtrimi i Veliajt, le pa ujë Tiranën për të rritur çmimin

Nuk është thatësira që po le pa ujë qytetarët e Tiranës, siç pretendon kreu i Bashkisë, Erion Veliaj. Liqeni i Bovillës është plot e përplot me ujë, por Veliaj po mashtron qytetarët për të rritur çmimin e ujit të pijshëm. Një qytetar ka denoncuar mashtrimin e Veliajt, duke i dërguar një foto të rezervuarit të Bovillës që është plot me ujë. Qytetari shkruan se inxhinieri që ndodhej në Bovillë është shprehur se po mashtrohet për mungesën e ujit për të rritur çmimin.
Ish-kryeministri Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se, situata e rëndë e furnizimit me ujë në Tiranë është krujiar nga Veliaj. “Diga e Bovillës është plot, por Tirana pa ujë! Lal plehu shuan etjen e banorëve me mashtrime. Ai do të rrisë çmimin e ujit. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e Liqenit të Bovillës që ka dërguar për ju qytetari dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha. Sot isha në Bovillë për qejf dhe çfarë thotë Veliaj se nuk ka ujë Bovilla, është mashtrim. Po të shkosh në Bovillë do të shikosh se ka ujë boll dhe për fat ishte edhe inxhinieri aty. E pyes pse mashtrojnë këta që nuk ka ujë, ai thotë duan të rrisin çmimin e ujit, prandaj thonë s’ka ujë, por Bovilla është plotë”, shkruan qytetari, i cili i ka dërguar Berishës edhe një foto të Bovillës.
Tirana nuk ka ujë në çezma në shpitë e qytetarëve, pasi sipas Veliajt, mungon uji i Bovillës për shkak të thatësirave, por ky është një mashtrim i tij, pasi Bovilla është plot e përplot me ujë. Veliaj kërkon të terrorizojë banorët për gjoja mungesën e ujit për ta patur më të lehtë që të rrisë çmimin e ujit të pijshëm. Në këtë mënyrë, ai kërkon të justifikohet se mungesa e ujit në Bovillë e detyron të rrisë çmimin.
Ndonëse jetike për qytetarët, Veliaj fsheh arsyet e vërteta se përse kryeqytetasit duhet të përballen me mungesën e ujit. Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë ka argumentuar se shkak i mosfurnizimit me ujë është thatësira e madhe dhe rritja e kërkesës për konsum nga ana e qytetarëve.
Janë qytetarët, ata të cilët vuajnë mungesën e ujit. Madje shumë zona në Tiranë rrezikojnë përhapjen e epidemive. Tirana prej ditësh është prekur nga ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, aq sa edhe pse jemi në vitin 2017, qytetarët ju rikthyen sërish “radhës”, për të mbushur ujë rrëzë Dajtit.
Me t’u ulur në karrigen e kryebashkiakut, Veliaj rriti taksat dhe çmimin e biletës të autobusëve urbanë. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi më 30 dhjetor 2015, në kushtet e mungesës së transparencës, pa e publikuar më parë projektvendimin dhe pa konsultim publik, rritjen e çmimit të biletës së transportit urban nga 30 në 40 lekë. Veliaj mashtroi qytetarët, duke thënë se rritja e çmimit të biletës për urbanët u bë për indeksim. Por KLSH zbuloi se ishte shkelje e Bashkisë rritja e çmimit të biletës së urbanëve.
Bashkia e Tiranës pranoi se konkluzionet e një raporti kritik të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi vendimin për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, qëndrojnë se dhe në të vërtetë, rritja e çmimit nuk qe indeksim, por thjeshtë një rritje e ndërmarrë për të kënaqur operatorët privatë të transportit publik. Bashkia pranoi gjithashtu se, formula e përcaktuar në rregullimin e indeksimit të çmimit nuk është zbatuar, siç është vërejtur edhe nga raporti i KLSH-së.
Indeksimi i çmimit nënkupton rritjen e një çmimi të kontrolluar nga autoritetet sipas normës së inflacionit zyrtar të matur nga Instituti i Statistikave. Rritja e çmimit të biletës së transportit urban nga 30 në 40 lekë, e cila nënkupton rritjen e çmimit me 33 për qind, në fakt qe shumë më e lartë se sa rritja e inflacionit nga viti 2008 deri në vitin 2015.

R.POLISI

Exit mobile version