Llabani: Dumani ka lënë të kuptohet që do ta thërrasë Ramën për ta pyetur për çështjen McGonigal

Analistja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se ditën e djeshme kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë një mesazh jo vetëm për politikën, por edhe ndaj vartësve të tij.

Sipas Llabanit ka informacione se SPAK mund të godasë dhe brenda llojit të vet.

Dumani ka dhënë një mesazh, por jo vetëm politikës dhe kostumit pushtetar, por edhe vartësve të tij, po flasim për flirt me politikën. Kush e bën, kujt i adresohet? Për kë e kishte këtë ndjesi kaq spontane? Pse duhet ta bënte këtë deklaratë para studentëve në Shkodër? Duket sikur Dumani ka dhënë një mesazh jo vetëm për zyrtarë që pritet t’i paraqiten SPAK-ut në cilësinë jo vetëm të personave që kanë dijeni, por edhe të personave që priten të ngrihen akuza, ka dhënë mesazhe dhe për vartësit.

Flitet nga opozita që Dumani është i blerë nga kryeministri, që SPAK merr dhe nxjerr dosje, që është i blerë. Dumani është përzgjedhur nga SHBA për të mos pasur këtë lloj raporti me pushtetin dhe mbase opozitën. Në shumë raste SPAK është dashur të bëjë veprime dhe nga presioni i opozitës. Të marrë njerëz që emetohen në media, por edhe nga politika për të treguar që jemi të barabartë dhe do bëjmë punën për njerëzit që ka prova dhe duhen pyetur.

Nëse opozita deklaron që ka prokurorë, shumë pak kemi dëgjuar me emra konkretë.

Opozita dhe individë të tjerë që kanë interesa janë duke mbledhur prova ndaj prokurorëve që një ditë mund t’i përdorin si shantazh ndaj tyre. Ka informacione se SPAK mund të godasë dhe brenda llojit të vet. Ne dimë që shumë informacione shkojnë nëpërmjet kallëzimeve, shumë shpesh me emra anonimë. Çohen dokumente për prokurorë të rëndësishëm që kanë dosje voluminoze dhe të njohura.

Llabani tha se Dumani ka lënë të kuptohet se do të thërrasë Ramën për ta pyetur për çështjen “McGonigal”.

Nëse i referohemi çështjes që SPAK regjistroi në 2023 për McGonigal, ish shefi i FBI-së ai ka pranuar fajësinë e akuzave në SHBA. Në prokurorinë shqiptare ka ardhur radha të pyeten personat e diskutuar në dosjen e famshme, pas Nezës dhe Duçkës.

Ata kanë dhënë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për këtë çështje. Pas versioneve të tyre për çështjen, hetimi ka nisur në janar të 2023, që çuan deri tek përfshirja e Ramës. Dëshmitë e Duçkës dhe Nezës për SPAK kanë qenë edhe kush kanë qenë arsyet e vizitës së McGonigal në Shqipëri dhe takimet me Ramën.

Kam mundur të mësoj që Neza në dëshminë e tij ka deklaruar se Rama dhe Mcgonigal janë takuar 3 herë dhe se në vizitat e tij McGonigal ai është paraqitur si shefi i FBI-së.

Këto vizita kanë qenë konfidenciale. Ka pasur dhe një pyetje tjetër se çfarë kërkonte McGonigal në Shqipëri. Një pyetje që Neza dhe Duçka ka qenë se SHBA ka dashur të krijojë një rrjet informacioni mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një rrjet për të punuar në lidhje me çështjet e sigurisë kombëtare, për të cilat SHBA kishte interes. Asnjë nga këta nuk kanë pranuar që kryeministri dhe Mcgonigal të kenë pasur aferë korruptive apo qëllime për të krijuar situata që opozita trumpeton me të madhe.

E gjithë kjo amulli e akuzave të ngritura nga opozita për të ngritur një luftë nga pushteti janë hedhur poshtë nga dy personat më të afërt të Mcgonigal. Dumani ka lënë të kuptohet që do ta thërrasë Ramën për ta pyetur për McGonigal.

Exit mobile version