Lirohet komandanti i RENEA-s, pas publikimit të skandalit nga Berisha

Ish-Kryeministri Berisha, denoncoi para pak ditësh një skandal të komandantit të RENEA-s Sokol Poçari, i cili ishte paraqitur në vendin e punës i dehur. Ditën e djeshme u konfirmua zyrtarisht se komandanti Sokol Poçari është pezulluar nga detyra dhe në vend të tij është komanduar Vasillaq Sota, Komandant i Forcave Speciale RENEA.
Në denoncimin që Berisha publikoi shkruhej gjithashtu se, drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO) Sokol Bizhga, ka pezulluar Poçarin e madje, i ka kërkuar të bëjë dhe testin e alkoolit.
Komandanti i RENEA-s, Sokol Poçari i dehur dhe bërë tap nga alkooli, nuk ka lejuar drejtorin e FLO, Sokol Bizhga, që t’i bëhet testi i alkoolit nga Policia Rrugore. Pas urdhërit të pezullimit, Bizhga kërkon t’i bëhet testi i alkoolit, por kreu i RENEA-s sjell njësitin e Policisë Rrugore për të mos lejuar Policinë Rrugore t’i bëjë testin. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një oficer policie. Oficeri denoncon gjithashtu futjen në radhët e RENEA-s nga Çako dhe Saje qorri, të banditëve të Shullazit dhe bandave të tjera.
“RENEA-si dixhital denoncon Komandantin e RENEA-s, Sokol Poçari i dehur dhe bërë tap nga alkooli, pezullohet nga detyra nga Sokol Bizhga, drejtor i FLO dhe pas urdhërit të pezullimit Bizhga kërkon t’i bëhet testi i alkoolit dhe për këtë qëllim sjell njësitin e Policisë Rrugore. Poçari refuzon t’i nënshtrohet testit dhe rreshton efektivin me të gjitha pajisjet që ta mbrojë atë nga testi i alkoolit. Kurse Bizhga, jep urdhër të shpërndahen efektivët të mbledhur për të mbrojtur Komandant sarahoshin nga testi i alkoolit. Skena tragjikomike në atë që duhet të jetë reparti më serioz i Policisë së Shtetit. Oficeri denoncon gjithashtu futjen në radhët e RENEA-s nga Çako dhe Saje qorri, të banditëve të Shullazit dhe bandave të tjera!”, shkruante Berisha.

Exit mobile version