Kush është nëna e 6 fëmijëve që u ekzekutua nga burri në Durrës (Foto)

Gruaja që shihni në fotografi është Adriana Shaholli, 40-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Durrës, pasi u godit me sende të forta nga bashkëshorti. auto Screenshot 11528536611
Nëna e 6 fëmijëve u dërgua në Urgjencën e Durrësit, por nuk mundi t’i shpëtonte plagës së marrë nga zënka me Çlirim Shahollin, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se nuk donte ta vriste gruan e tij.
“Nuk doja ta vrisja gruan time. U zumë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, raportohet të ketë thënë burri në polici.
Familja banonte në lagjen në lagjen Nr.15, ku edhe është dhunuar gruaja, e cila ndërroi jetë më pas në spital. Raportohet se çifti, që kishte 6 fëmijë, ishte në vështirësi ekonomike.
Fqinjët e çiftit kanë thënë jashtë kamerave se Çlirim Shaholli nuk punonte. Ata kanë pohuar se ishte Ardiana ajo që punonte në një rrobaqepësi për të mbajtur familjen.
“Jemi të tronditur. Na u drodh mishin kur e morëm vesh. Ishte xheloz budalla, nuk punonte. Ardiana mbante familjen me bukë, punonte në një rrobaqepësi. Ktheheshin me borxhe, jetonin në skamje”, citohen nga “Fax News” fqinjët e çiftit.

Flasin të afërmit: Kur mbërritëm, kishte mbaruar gjithçka
Adriana Shaholli, 40 vjeçarja nënë e 6 fëmijëve, humbi jetën në spitalin e Durrësit mbrëmjen e së premtes 8 qershor 2018, pas një aksidenti në banesë të provokuar nga i shoqi.
Një konfklikt verbal mes tyre ka agravuar në përplasje fizike dhe më pas Çlirim Shaholli 42 vjeç e ka shtyrë të shoqen dhe kjo e fundit ka rënë me kokë në çimento.
Edhe pse e ka dërguar në Urgjencën e spitalit të Durrësit, bluzat e bardha nuk mundën ta mbanin në jetë Adrianën, e cila vdiq për shkak të plagëve të marra.
Të afërmit e çiftit tregojnë momentin që morën lajmin.
“Kanë 6 fëmijë, djalin e madh e ka të rritur në shkollë të mesme. Gocat e vogla. Jetonin me një rrogë, punonte vetëm e shoqja. Ne ishëm në punë, na morën në telefon. Kur erdhëm ne çdo gjë kishte mbaruar”.
Policia arrestoi Çlirim Shahollin, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se nuk donte ta vriste gruan e tij.
“Nuk doja ta vrisja gruan time. U zimë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”.

Exit mobile version