Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përballë Alban Dudushit në RTSH

Sot në mbrëmje, kreu i PD-së, Lulzim Basha, do jetë në një intervistë përballë gazetarit të njohur, Alban Dudushi, në Radio Televizionin Shqiptar.

Basha ka paralajmëruar se do jetë prezent në media dhe sot ai pritet t’i përgjigjet interesit të publikut për disa prej çështjeve të aktualitetit.

Kujtojmë se ditën e sotme, Basha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, kanë qenë mjaft aktiv për të denoncuar pazarin midis Rithemelimit dhe PS, që kulmoi me dakordësinë mes tyre për amnistinë penale, por që do të vijojë edhe me mosndryshimin e Kodit Zgjedhor apo me përpjekjen e tyre për të kontrolluar punën e SPAK-ut dhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

Partia Demokratike e kishte paralajmëruar prej kohësh këtë pazar dhe arsyet se pse bëhej dhe sot duket se gjithçka është bërë e qartë.

Për të gjitha këto, por edhe për vizionin dhe projektin e Lulzim Bashës për ta ndryshuar këtë situatë dhe për ta shndërruar Partinë Demokratike në një alternativë qeverisëse, Basha do të jetë sot në ora 21:00 përballë gazetarit Alban Dudushi në RTSH.

Exit mobile version