Kreu i ri i FBI: Asnjë ndërhyrje për besnikëri nga Shtëpia e Bardhë

WASHINGTON - DECEMBER 15: Deputy U.S. Attorney General James B. Comey (C) speaks along with assistant attorney general Christopher Wray (R) and U.S. Attorney Paul McNulty (L) of Virginia during a news conference at the Justice Department December 15, 2004 in Washington DC. Comey announced that America Online Inc. has entered into an agreement with the government to defer prosecution charges of aiding and abetting securities fraud in connection with transactions between AOL and PurchasePro.com. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

I emëruari i Presidentit Donald Trump për të drejtuar FBI-në u zotua t’i rezistojë çfarëdolloj presioni politik nga Shtëpia e Bardhë dhe shprehu mbështetje për hetimin rreth ndërhyrjes së Rusisë që po zhvillohet nga prokurori special. I emëruari Christopher Wray, i cili nëse konfirmohet do të marrë stafetën pas drejtorit të shkarkuar të FBI-së, James Comey, i bëri komentet gjatë një dëshmie në Komisionin Juridik të Senatit.
Dy muaj pasi Presidenti Trump shkarkoi papritur drejtorin e FBI-së, James Comey dhe vetëm pak javë pasi Comey dëshmoi se Presidenti i kishte bërë presion rreth hetimeve për Rusinë, ligjvënësit kërkuan garanci të qarta prej personit që është propozuar të zëvendësojë zotin Comey.
“FBI-ja është dhe duhet të vazhdojë të jetë një organizatë e pavarur e zbatimit të ligjit dhe e pandikuar nga influencat politike. Dhe kjo fillon që nga koka”, tha senatorja demokrate Dianne Feinstein.
Christopher Wray, ish-jurist i Departamentit të Drejtësisë, tha se Shtëpia e Bardhë e Presidentit Trump nuk i ka kërkuar të zotohet për besnikëri ndaj saj dhe se ai nuk do ta ofronte edhe nëse kjo do t’i kërkohej.
“Nuk do të lejoj kurrë që puna e FBI-së të drejtohej nga diçka tjetër përveç fakteve, ligjit dhe përmbushjes së paanshme të drejtësisë. Pikë”, deklaroi i emëruari për drejtor të FBI-së, Christopher Wray.
Zoti Wray tha se nuk mund të komentojë për shkarkimin e zotit Comey, por komentoi për mënyrën se si Presidenti Trump ka përshkruar hetimin e Rusisë nga prokurori special.
“Nuk e konsideroj gjueti shtrigash punën e zotit Mueller”, deklaroi ai.
Zoti Wray shtoi se ai nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim vlerësimet e komunitetit të zbulimit për ndërhyrje në zgjedhje të Rusisë.
Dëgjesa u zhvillua vetëm një ditë pasi i biri i Presidentit publikoi e-mail-e ku shprehte etjen për të marrë materiale të ofruara nga Rusia për të dëmtuar kandidaten, Hillary Clinton, kundërshtare politike e të atit.
“Do të dëshiroja t’i thonit çdo politikani se nëse kontaktohet për ndonjë ndihmesë të mundshme nga ndonjë qeveri e huaj për të denigruar kundërshtarët politikë, ai duhet t’i telefonojnë FBI-së”, kërkoi senatori republikan Lindsey Graham.
“FBI-ja do të ishte e interesuar të informohej për çdo kërcënim apo përpjekje të ndonjë shteti apo aktorësh joshtetërorë për të ndërhyrë në zgjedhjet tona”, u përgjigj zoti Wray.
Zoti Wray ka punuar në Departamentit e Drejtësisë gjatë administratës së Presidentit George W. Bush. Grupet aktiviste për të drejtat civile thonë se emri i tij figuron në dokumente që lidhen me teknikat e avancuara të marrjes në pyetje. Gjatë dëgjesës, zoti Wray nuk i pranoi aludimet se ai mbështet ushtrimin e torturës ndaj të dyshuarve për terrorizëm.
“A jeni dakord se mbytja e simuluar me ujë është një torturë e paligjshme?”, pyeti senatori demokrat Patrick Leahy.
“Po”, u përgjigj zoti Wray.
Megjithë shqetësimet që mund të kenë ligjvënësit, anëtarët e të dyja kaheve politike dëshirojnë caktimin sa më shpejt të drejtorit të FBI-së, në këtë periudhë turbullirash politike në Uashington.

Exit mobile version