Korrupsioni tek pronat, merr kompensimin po pagove 20%

Kompensimi i pronës për pronarët bëhet vetëm nëse u jep 20 përqindshin zyrtarëve të qeverisë së Ramës. Ky skandal është denoncuar nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje nga hajnat e Banditokracisë! Pronarëve iu vjedhin 20% të vlerës së kompensimit të pronës! Qytetari dixhital denoncon: Vjedhjen nga hajnat e shtetit të 20% të vlerës së kompensimit të pronës pronarëve të saj!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje Prof. Dr. Sali Berisha. Ju shkruaj për të sjellë në vëmendjen tuaj një problem shumë të madh për shqiptarët, atë të pronave. Një mikut tim i doli emri në gazetë për kompensimin në lekë për pronën e tij në 2016, ku u lëvrua dhe fondi nga qeveria. Por për të marrë paratë që me të drejtë i takojnë i kërkojnë 20% të shumës që t’i kalojnë paratë e kompensimit të pronës së tij. Kjo gjë po ndodh rëndomtë tek të gjithë pronarët, sepse mendojnë që më mirë japim 40 milionë lekë se sa të rrimë pa gjë. Kjo është shumë e padrejtë 40 milionë nuk janë 40 000 lekë të vjetra apo 4 milionë lekë.
Para 2 ditësh madje takova një mikeshë që i kishte dhënë 20% dhe i kishin kaluar paratë. Kjo është një qeveri hajdute që po e rrjep këtë popull. Nuk kam asnjë interes për çështjen në fjalë, por thjesht më vjen keq, sepse njerëzit janë me halle dhe po sorrollaten me ilaçe spitaleve e janë për bukën e gojës dhe një shpresë që u jepet të merr gati gjysmën shteti mavi.
Do gëzohesha nëse do e trajtonit si çështje. Me shpresën që PD të jetë sa më shpejt në pushtet, ju përshëndes, duke ju uruar shëndet e ditë të lumtura pranë familjes. Me respekt dhe konsideratë të veçantë…”, shkruan qytetari.
Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, Sonila Qato, e cila ka qënë në Bashkinë e Ramës. Pronarët duhet të paguajnë 20 përqindëshin tek drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, Sonila Qato që të marrin kompensimin që u takon me ligj. Rama e ka patur drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës Qaton dhe duke e patur një njeri të besuar e emëroi në krye të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës për ta përdorur atë.
Korrupsioni drejtohet nga vetë Rama i cili merr pjesën e tij ndërsa pronarët sorollaten nëpër zyra. Vetëm ata që kanë paguar 20 përqindëshin kanë arrityur të marrin kompnesimin ndërsa pjesa dërrmuese vazhdojnë të sorollaten nëpër zyra.
Kompnesimi i pronarëve ka ka qenë një nga shqetësimet e përhershme të zyrtarëve europianë, por Rama nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje pronarëve. Që me krijimin e Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve (KKKP) sot AKKP, filloi edhe problematika e zvarritjeve të çështjeve, vonesat në kthimin e përgjigjeve, akuzat për mostrajtim të drejtë, etj. Nuk është asgjë e re vonesa apo pakënaqësitë për mënyrën e trajtimit të një çështje, deri diku janë bërë një pjesë e sjelljes normale për shumë institucione shtetërore.
Sot AKKP ka thyer një rekord të vërtetë duke fjetur për një vit e gjysëm pa dhënë asnjë vendim të vetëm për njohjen apo qoftë edhe mos njohjen e të drejtës së pronësisë subjekteve kërkuese. Nga ana e drejtoreshës që ju besua “rilindja” e kësaj agjencie nuk është firmosur as edhe një vendim i vetëm që i përket njohjes, kthimit apo kompensimit të së drejtës së pronësisë ndonjë subjekti. Po kaq kohë ka që nuk i është kthyer një përgjigjë për mos-njohjen e pronës pavarësisht se parashikohen afate të qarta ligjore në bazë të të cilave një përgjigje duhet të kthehet brenda një periudhe prej tre muajsh, si për njohjen ashtu edhe për mosnjohjen e kësaj të drejte.
Kompensimi i pronave të pronarëve është kthyer në një mankth për të gjithë pronarët në të gjithë vendin, por sidomos në Tiranë për shkak të korrupsionit qeveritar. Mjaft pronarë nga Sauku shprehen se po mbushen 4 vjet që u është vlerësuar kompensimi i tokës ku do të kalonte autostrada drejt Elbasanit, por ende nuk e kanë marrë kompensimin, sepse u kërkohet 20 përqindshi. “Kam shkuar disa herë për të marrë kompensimin e tokës, por nuk ma japin nëse nuk jap 20 përqind të lekëve të kompensimit. Toka më është vlerësuar 60 milionë lekë të vjetra, por duhet të paguaj nën dorë 12 milionë lekë që të marr pjesën tjetër”, shprehet një banor nga Sauku. Ai thotë se kishte pranuar që ta jepte 20 përqindshin e parave të kompensimit të pronës, por pasi t’i merrte 60 milionët, sepse nuk kishte as një lek, por zyrtarët nuk kanë pranuar, sepse i donin lekët në dorë.

R.POLISI

Exit mobile version