Koreja e Jugut paralajmëron luftë

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jea-In ka paralajmëruar se ka “gjasa që të ndodhë një përplasje ushtarake në kufirin me Korenë e Veriut”, derisa tensionet janë rritur për shkak të ambicieve bërthamore të Phenjanit. Moon ka paralajmëruar se programi bërthamor dhe i raketave të Veriut është duke u “avancuar shpejt”.
Këto komente të Moon vijnë disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike. “Unë kurrë nuk do të toleroj provokimet e Veriut dhe kërcënimet bërthamore”, tha ai, raporton “AFP”. “Ne po jetojmë në një realitet ku ka gjasa të mëdha për një përplasje ushtarake”, përgjatë kufirit të Jugut dhe Veriut, ka thënë presidenti jugkorean.

Exit mobile version