“Këtu jemi për shqiptarët”/Kreu i grupit të PD, Alibeaj: Nga 25 prilli buron çdo disfunskion i parlamentit. Kjo masakër është një faturë e padrejtë për gjithë shqiptarët

I sapozgjedhur kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në sallën e Kuvendit tha se se kurrë nuk do të kërkonte ndihmë për konfliktet mes demokratëve nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla. Në nisje të fjalës së tij, kreu i grupit të PD Alibeaj falenderoi kolegët për postin e ri që i besuan tek shtoi se përveç kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, as që nga zgjedhjet e 25 prillit.

”Ne kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të demokratëve e shqiptarëve, por kemi pjekurinë politike edhe për vështirësitë që po kalojmë duke e parë realitetin në sy. Këtu është vendi ku flitet për shqiptarët. Edhe ky sesion i ri kërkon që të themi synimet e këtij viti. E synimi jonë është për ta kthyer këtë sallë ku flitet me zërin e shqiptarëve. Këtë do të bëjmë ne e do ta bëjmë pavarësisht probleme që i kemi e tashmë janë të kaluara. Nga 25 prilli buron çdo llooj disfunskioni i këtij parlamenti. Kjo masakër nuk është vetëm një fatyrë e vendosur ndaj nesh në mënyrë të padrejtë, por e të gjithë shqiptarëve. Është detyrimi ynë për të bërë gjithsçka brenda dhe jashtë për t’ua kthyer votën e lirë dhe të ndershme shqiptarëve.
Së dyti korrupsioni. Komisioni për Inceneratorët, do të jetë një nga sfidat tona pavarësisht pengesave që na keni vendosur. Kanë dalë shumë të dhëna sensitive duke e bërë edhe më imediate këtë gjë. Po të ndiqet paraja, shumë prej këtyre karrigeve do të jenë bosh. E ky është misioni ynë dhe detyra jonë.
Do të vazhdojmë edhe për reformën zgjedhore, reale, të sinqertë që targeton problemin kryesor, zgjedhjet. Kjo është kërkesa jonë, e ndërkombëtarëve dhe e raporteve të OSBE.
Do të vijojmë edhe me reformën territorial. Ky vend nuk ka pushtet vendodor, ka vetëm bashki që janë brejtëse parash. Dhe për t’u kthyer te legjitimiteti i parlamentit, vetingu në politikë. Kjo është sfida politike, morale, juridike ku duhet të kalojë githsecili prej nesh. Hyn i pastër këtu, por zhytesh në vorbulla të krimit dhe duhet të dalësh. Kjo është ajo që kërkojmë ne. Këtu jemi për shqiptarët dhe nuk kërkojmë as ndihmë e as bashkëpunim. Të jetë e qartë.”

Exit mobile version