“Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar”- Hetimet për 7 mjekët/ Zbardhet biseda e qytetarit ne infermierin: Sot kam kimion e babit, a kemi ilaç?

Pas denoncimit të emisionit “Vetting” për mungesë ilaçesh dhe aparaturash për pacientët me kancer, Prokuroria e Tiranës nisi hetimit dhe lëshoi 7 masa sigurie për mjekë të spitalit Onkologjik, të cilët akuzohen se nuk u jepnin qytetarëve shërbimin e nevojshëm në QSUT, por i orientonin në spitale private.

 

Panorama.al ka siguruar detaje nga dosja hetimore ku është zbardhur biseda mes infermierit Afrim Ruçi dhe një qytetari, babai i të cilit ishte me kancer.

Në bisedat mes tyre më 4 dhjetor 2023, qytetari i prezantohet si “ushtaraku” dhe e pyet nëse kishin ilaçin Docetaxel, pasi atë ditë i ati kishte kimioterapinë.

“Në datën 05/12/2023 i bën sms nr.i telefonit 06******** ku I shprehet si më poshtë: Afrim miremengjes. Jam ai ushtaraku qe kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs.Ok”, thuhet në bisedat e zbardhura dosje.

Exit mobile version