Ja kush janë dy civilët e Llesh kimikut pa uniformë që urdhëruan të shpërndahen me forcë protestuesit

Ai që ishte nisur si një tubim paqësor midis dhjetra ambientalistëve dhe banorëve që mbronin mjedisin ku banojnë në Zall-Gjoçaj, kundër ndërtimit të HEC-ve, përfundoi në me një dhunë të paprecedentë nga policia.

Me pankarta, shumë paqësore, jo agresive, banorët vijuan për rreth 2 orë tubimin e tyre, derisa u shpërndanë me forcë nga efektivët, të cilët ishin të shumtë në numër krahasuar me banorët.
Por efektivët e policisë nuk ishin të vetëm, ato urdhëroheshin për të shoqëruar protestuesit nga 6 apo 7 persona të veshur civilë, të cilët nuk kishin emër identifikues.

Ky veprim i ‘dy individëve misteriozë’, u pa qartë nga gazetarja Fax News, Edona Haklaj, e cila i pyeti dy nga këto persona, se kush janë dhe pse po kërkojnë që të shpërndajnë turmën e banorëve.

Në vend të një përgjigje, gazetarja u refuzua me dhunë, duke u shtyrë nga efektivët civilë, ndërkohë që urdhëronin punonjësit e policisë që të shoqëronin qytetarët, të cilët po protestonin në mënyrë të ligjshme, siç edhe deklaruan.

Fax News ka zbardhur edhe emrat e dy efektivëve civilë të cilët shpërndanë protestuesit, dhe janë Krenar Gjokutaj, drejtor i forcave të posaçme të “Shqiponjave” si dhe Mynyr Muça, shef i Rendit tek komisariati numër 2.

Dhuna e paprecedentë e policisë ndaj qytetarëve që protestojnë, me pretendimin se po shpërndajnë turmën si pasojë e masave të ndërmarra kundër COVID-19, është bërë e shumë e zakonshme, ndërkohë që nuk respektohen as të drejtat minimale të Njeriut.

krenar gjokutaj mynyr muça

Exit mobile version