Izolimi i Shqipërisë nga Perëndimi si ‘sukses’ për kryeministrin

Nga Red VARAKU
Më në fund kryeministri shqiptar u detyrua ta pranojë me gojën e tij izolimin që i ka bërë Perëndimi, por çuditërisht edhe këtë dështim spektakolar ai e paraqiti sërish si sukses personal.
Në fakt edhe pse duket si paradoks, ai ka shumë të drejtë që e konsideron sukses personal, sepse për izolimin që i ka bërë Europa merita kryesore i takon pikërisht këtij kryeministri.
Kjo sepse me prirjet e tij të hapura anti-Perëndimore, me servilizmin e tij të hapur ndaj autokratëve të korruptuar, me kthimin e timonit drejt lindjes, me përpjekjet e dështuara për të trafikuar troje shqiptare për pushtetin e tij dhe me përpjekjen e tij për ta kthyer Shqipërinë në një minë në duart e armiqve të Perëndimit për të hedhur në erë BE, ai e ka alarmuar dhe ngritur në këmbë Brukselin dhe gjithë Perëndimin si asnjëherë tjetër.
Ai i ka treguar se çfarë rreziku të madh përbën përkrahja, mbështetja dhe aq më keq tolerimi i njerëzve të gabuar. Dhe për këtë ne duhet t’i themi vërtet faleminderit.
Ndonjëherë idiotët si ky i bëjnë vërtet një shërbim të jashtëzakonshëm vendit, sepse e detyrojnë Perëndimin të kuptojë rëndësinë e faktorit shqiptar në rajon dhe e detyrojnë atë t’i kthejë sytë seriozisht nga Shqipëria.
Exit mobile version