Italianët konfirmojnë blerjen e bizhuterive luksoze nga Habilajt për gruan e Tahirit

Prej më shumë se dy orësh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po përballet me provat e dhëna nga ana e prokurorëve.
Sipas prokurorit Besim Hajdarmataj ekziston rreziku që Saimir Tahiri të intimidojë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Mësohet se në letërporosinë e ardhur nga shteti italian është konfirmuar blerja e buzhuterive, nga Habilajt për gruan e Tahirit.
Mes të tjerave prokuroria akuzon se është ndryshuar sistemi TIMS në lidhje me Saimir Tahirin dhe persona të tjerë.
Në letërporositë e dërguara konfirmohet blerja e bizhuterive me vlerë 5 mijë euro. Dyqani në Itali e ka konfirmuar blerjen, por nuk është e saktësuar nëse dhuratat i ka përfituar Tahiri.
Është nisur letërporosi e dytë, për të dhënat se kush është personi që i ka blerë, dhe nëse janë marrë nga Tahiri si dhurata.
Tjetër letërporosi është dërguar në dyqanin Hugo Boss dhe në Malin e Zi, aty ku Tahiri ka bërë disa lëvizje.

Exit mobile version