Ish-deputeti i PS: Propaganda e qeverisë është bërë instituacion, dëshira e tyre për të ulur pagat është shumë e madhe

Ish-deputeti socialist, Elmaz Sherifi ka komentuar deklaratat e eksponentëve të qeverisë për uljen e pagave apo pensioneve duke thënë se, ishte vetëm një matje pulsi të popullit, ndërsa shtoi se ai që e ka thënë është një personazh me peshë në vendimmarjen brenda PS-së.

Sherifi tha se, parlamentarizmi sot është nga më qesharakët ndërsa solli si argument ndërmarrjen e nismës së dekriminalizimit të deputetëve, duke shtuar se me miratimin e këtij ligji ata kanë pranuar se janë të kriminalizuar.

“Fillimisht ai ishte një testim se sa mbajnë shqiptarët. Nuk ishte një deklaratë e një personi të zakonshëm. duhet ta shohim edhe si një manovër për të fshehur realitetin ku disa persona e mohuan. Vetë kryeministri kur pa reagimin e fortë, tha se nuk ka për t’u ndodhur ulja e pagave dhe pensioneve por për t’u rritur.

Dëshira e tyre për të ulur pagat dhe pensionet ka qenë dhe është shumë e madhe. Synimet e tyre janë të qarta, duke u nisur nga individ të veçantë, klasa e mesme e shoqërisë, sepse është e besdisshme për të kuptuar çfarë ndodh pas qeverisje. Në këtë qeverisje propaganda është shndërruar një një institucion që po pranohet me kënaqësi duke u distancuar nga ndarja e pushteteve.

Kemi një parlament nga më qesharakët, si nga niveli kulturor, politik dhe juridik. është parlamenti që do të futet në historinë e politikës që futi për herë të parë dekríminalizimin e vetës, pra e pranoi se është e kríminalizuar.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor u motivua me idenë se të pasurit kanë mundësi të blejnë votat e zgjedhësve të varfërve, por ka ndodhur që të pasurit blejnë me thërrime vota, por blejnë tashmë aprovimin e lirderëve të partisë. Kjo ka qenë një politikë e ndjekur me kujdes për të larguar gjithë ato figura që kishin integritet, njohuri ligjore dhe parlamentare.

Kemi një kryeministër që del si zëdhënës i qeverisë dhe tragon urdhëra që nuk janë të botuar në Fletoren Zyrtare, keni parë ndonjëherë mbledhje qeverie? Ky është pushtet absolut monarkik. Fillimisht nuk e pranonin gjendjen, kur situata agravoi me shpejtësi filloi të ndryshonte qëndrimin, dhe më 28 mars tha se do të kishte mal me kufoma”, tha Sherifi.

elmaz sherifi

Exit mobile version