Ish-deputeti i PD: Sa herë sundojnë vëllezërit e Miladinit, interesi kombëtar mbetet jetim!

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se, është vënë nën presion dhe është shantazhuar nga homologu i tij, Edi Rama për të hequr taksën ndaj produkteve serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Strazimiri shkruan se, interesi kombëtar për momentin është jetim.

“RRËNQETHËSE! Sa herë sundojnë vëllezërit e Miladinit, interesi kombëtar mbetet jetim, i VETMUAR!”, shkruan Strazimiri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se, është vënë nën presion dhe është shantazhuar nga homologu i tij, Edi Rama për të hequr taksën ndaj produkteve serbe.

E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit Emmanuel Macron dhe gjithë liderëve të rajonit.

“Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë.

Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia”, është shprehur Haradinaj.

Exit mobile version