Ironizon Kulluri: Komplimente grupit të Foltores dhe të Bardhit për miratimin pa debat të ligjeve të qeverisë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku deputetët e Rithemelimit dhe grupi i Bardht bllokuan sërish diskutimet duke përdorur zhurmuese.

Përmes një reagimi në facebook, Kulluri ironizoi duke komplimentuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha për miratimin e ligjeve të qeverisë pa asnjë debat.

“‘Komplimenta’ Foltores dhe grupit te Bardhit per miratimin pa debat te te gjitha ligjeve te mazhorances socialiste ne seance plenare te Kuvendit! Revolucioni vazhdon, Rilindja perparon!”– shkroi Kulluri.

Exit mobile version