Identiteti i azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

epaselect epa04954158 A father and son from Syria wait for a bus to take them and other migrants to a further accommodation, at the railway station in Schoenefeld, Germany, 28 September 2015. Earlier, a chartered train carrying around 450 refugees arrived from Salzburg in Austria. Europe is dealing with its greatest influx of migrants and asylum seekers since World War II as immigrants fleeing war and poverty in the Middle East, Afghanistan and Africa try to reach Germany and other Western European countries. EPA/PATRICK PLEUL

Mijëra refugjatë – kryesisht nga Siria, Iraku dhe Eritrea – pas mbërritjes në Gjermani as nuk janë intervistuar personalisht dhe as nuk janë regjistruar sipas rregullave me të dhënat daktiloskopike. BAMF konfirmoi në Berlin, se ndërkohë po përpunohen dhe prapaktheu mijëra raste duke u marrë shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë refugjatëve. Ky regjistrim i vonuar mund të përmbyllet deri në mes të korrikut.
Sipas informacioneve të gazetës “Nürnberger Nachrichten” dhe emisionit të “ZDF”-së “Frontal 21” identiteti i të paktën 3638 sirianëve dhe irakianëve është i pasqaruar. Lidhur me aplikimet e tyre për azil ndërkohë është marrë vendimi përmes procedurës me shkrim. Shenjat e tyre të gishtërinjve u regjistruan më vonë dhe u hodhën në databankën e Zyrës Federale të Kriminalistikës – një regjistrim ky i kryer shumë muaj pas mbërritjes së refugjatëve në Gjermani. Ky grup i paidentifikuar refugjatësh konsiderohet si “grup me rrezik”, sepse personat nuk janë marrë personalisht në intervistë prej punonjësve të BAMF, por atyre u është dhënë vetëm të plotësojnë disa kartela me të dhënat personale të tyre.
Në nëntor 2014 BAMF aplikoi procedurat e përshpejtuara për azilkërkuesit nga Siria e më pas edhe nga Eritrea dhe Iraku. Sipas të dhënave të kësaj zyre, kjo u bë për shkak të numrit jashtëzakonisht të lartë të aplikantëve. Përmes procedurave të përshpejtuara personave u është dhënë vetëm mbrojtja si refugjatë, por jo e drejta e azilit.
Shumica e refugjatëve, që kanë ardhur në vitin 2016 dhe kanë kërkuar azil në Gjermani, sipas të dhënave të BAMF, janë më të rinj se 40 vjeç. Pjesa më e madhe janë fëmijë dhe të rinj nën 15 vjeç. Përmes Detit Mesdhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, kanë mbërritur deri tani në Europë mbi 100.000 migrantë. Pjesa më e madhe e tyre kanë kaluar përmes Italisë.

Exit mobile version