I vetmi njeri në botë që rrethon Gjykatën

“Ne jemi këtu prej 23 vjetësh dhe ka ndodhur këtu që kryetari i opozitës është burgosur, ka ndodhur në këtë vend që kryetari i opozitës është akuzuar për krime kundër njerëzimit 8 muaj para se të akuzohet Millosheviçi, ka ndodhur në këtë vend që kryetari i opozitës të thirret për gjëra të ndryshme në Prokurori dhe në të gjitha rastet, pavarësisht nga qëndrimet politike kurrë dhe asnjëherë, asnjëra nga forcat politike nuk ka rrethuar gjykatat dhe Prokurorinë. Ky Ediskobar rrethon gjykatën. A ka akt më të turpshëm, a ka akt më antikushtetues se ky? A ka akt më banditesk se ky? Një Kryeministër që pretendon se është Kryeministër dhe shkelmon ditën për diell Kushtetutën dhe çdo gjë tjetër. Ai mund të thotë se kur është thirrur në Prokurori ka shkuar. Ka shkuar, është e vërtetë. Por problemi është se s’ka qenë Kryeministër, tani që është bërë Kryeministër rrethon gjykatat. Po pse them unë se rrethon gjykatat ky dhe jo ai rrugaçi me gjuhë ordineri? Sepse absolutisht me një akt të tillë, nëse Xhelili shkarkohej për një orë, ai (Veliaj) shkarkohej për 24 minuta. Akti i tij, po të mos ishte akti i Ramës, po të mos ishte i instruktuari i këtij, po të mos ishte i nxitur prej këtij, është atentati më i rëndë ndaj shtetit që ka ndodhur në 24 vite.
Për çfarë mund të flisni ju këtu? Sigurisht ju jeni të doktrinës së krimit të dobishëm. Po pse e do ai aty (Veliajn)? E do aty se i shërben, meqë me ligj nuk fiton dot atë që kërkon atëherë fut rrethimin e gjykatës, duke fyer këtu të gjallë e të vdekur. Nuk po marr absolutisht në mbrojtje gjykatësit, por po them një gjë, që ka një përqindje të madhe, një përqindje të njohur vendimesh në kundërshtim me ligjin që gjykatat më të njohura të botës kanë dhënë, po s’e ka rrethuar njeri kush gjykatën. E ka rrethuar Edi Rama, i vetmi njeri në botë që ka rrethuar gjykatën.
Është Edi Rama i vetmi në botë që dërgon sekretarin e Përgjithshëm të mafies, si polic me kërcënime monstruoze, si sekser nga gjykata në gjykatë, Ëngjëll Agaçin. I bëj thirrje prokurorit të hetojë të gjithë tabulatet e tij. Por ftoj gjykatës dhe prokurorë të dalë një burrë dhe t’ja përplasë në fytyrë këtij palaçoje që shfrytëzon të qenurit sekretar i Përgjithshëm për të shkuar dhe për t’ju bërë gjëmën. Qërojeni, se duhet t’i ndjeni vetes një karakter dhe integritet! Nuk mund t’ju marrë nëpër këmbë ai që ka futur makinën e numërimit të parave në Kryeministri. Mbylljani dyert, përplasjani në fytyrë, se ai është ky (Rama) dhe kur ja keni bërë atij ja keni bërë dhe këtij këtu. Njeri që kalon nga gjykata në gjykatë si qen i tërbuar me të gjitha format duke i kërcënuar.
Që shkon tek Presidenti i Republikës me dokumente për ta korruptuar. Ai është ky (Rama), ai është një viktimë e këtij. Ai ka fatkeqësinë që zbaton urdhrat e këtij”.

Exit mobile version