Haradinaj: Faleminderit Presidentit Trump, miqtë e vërtetë e kuptojnë shqetësimin e drejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë dhe se është i lumtur që pika e AAK-së kontestuese për Ujmanin u reflektuan në marrëveshjen.

Haradinaj reagon përsëri: Nuk pranoj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë
Lexoni të plotë postimin:

“E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!

Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.

Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!

Faleminderit President Trump!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Exit mobile version