Gjimshiti fiton “derbin” me Bajramin, Atalanta mund Sassuolon mes spektaklit, zikaltërit kualifikohen në Kupë

Atalanta është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltërit e vegjël triumfuan 3-1 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e luajtur në Gewiss Stadium (Bergamo).

Të besuarit e Gasperinit zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë me De Ketelaere, i cili realizoi në minutën e 24-të. Në minutën e 63-të, mesfushori belg kompletoi dopietën. Fitorja u vulos nga Miranchuk, 20 minuta para fundit. Në fund goli i Daniel Boloca-s, shërbeu vetëm për statistikë.

Në këtë takim titullarë ishin edhe Berat Gjimshiti te Atalanta dhe Nedim Bajrami te Sassuolo.  Në raundin tjetër, Atalanta do ketë një mision mjaft të vështirë, pasi do masë forcat me Milanin. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim

Exit mobile version