Gjermania kërkon largimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm

German Chancellor Angela Merkel (L) sits next to chairman of the parliamentary commission charged with EU affairs Gunther Krichbaum (R) before facing questions from the commission in Berlin June 22, 2011, ahead of the EU summit in Brussels June 23-24. Merkel hailed a confidence vote victory by the Greek government as an "important step" in resolving a perilous debt crisis. AFP PHOTO / JOHN MACDOUGALL / AFP / JOHN MACDOUGALL

Gunther Krichbaum, kryetari i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, deklaroi sot se ministri Xhafaj nuk duhet të kishte qëndruar në detyrë pas skandalit të vëllait të tij Agron (Geron) Xhafaj.
Në një intervistë për gazetën Panorama, deputeti i CDU-së tha se në grupin parlamentar të CDU-së është ngritur një grup pune për Ballkanin Perëndimor, ndaj deklaratat kritike të dy deputetëve e tjerë gjermanë Thorsten Frei dhe Jihann David Ëadephul, që kanë kërkuar hetim të pavarur dhe largimin e Xhafajt për sa kohë hetimet nuk kanë mbaruar, janë qëndrimet zyrtare të Grupit Parlamentar CDU/CSU të kancelares Merkel.
Deputetët, në të gjitha intervistat, kanë theksuar se hetimi i pavarur dhe mënyra se si çështja do të ndiqet nga drejtësia shqiptare do të jenë të rëndësishme për Gjermaninë gjatë marrjes së vendimit nëse do të hapen negociatat me BE-në për Shqipërinë.
Në qershor Jihann David Wadephul, zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së deklaroi:
“Në dijeninë time sipas fakteve te paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi.

Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropianë, Ministri i Brendshëm duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderueshme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE.”
Ndërsa Thorsten Frei raportues i CDU-së për Shqipërinë, në maj, tha se hetimet për rastin Xhafaj po shihen me vëmendje nga Gjermania:
“Akuzat [ndaj ministrit Xhafaj për ndryshim të ligjit dhe bllokim të zbatimit të ligjeve] janë akuza mjaft serioze. Mbi të gjitha, duhet të jetë në interes të qeverisë shqiptare që t’i sqarojë këto pohime mjaft shpejt. Është e rëndësishme se si do të gjykojnë ligjërisht politikanët dhe ligjvënësit shqiptarë. Kjo është një çështje besueshmërie.
Vendimtare është sjellja e vetë ministrit. Duhet të jetë e qartë që ai nuk ka shkelur ligjin për të mbrojtur vëllanë e tij. Kjo kërkon një hetim të pavarur.
Në Shqipëri, gjithmonë e kam theksuar, se sa e rëndësishme është që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit dhe të famshmit të mos trajtohen më mirë. Në këtë kuptim, rastet si këto [të ministrit Xhafaj] janë gjithmonë një provë lakmuese për procesin e reformës në tërësi.”

Exit mobile version