Flamur Noka nën hetim pasuror, ja pronat e dyshimta, deputeti nis sulmet ndaj SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve.

Kjo lëvizje e prokurorëve specialë ka futur në panik krahun e djathtë të Sali Berishës pasi ai tashmë po ndjek modelin e liderit të tij, i cili po sulmon nga mëngjesi në darkë Altin Dumanin.

Këtë fundjavë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij nga takimi me simpatizantët e PD-së në Përmet, u shpreh se me vendimin e Apelit që njohu grupimin e Berishës si PD zyrtare, tashmë demokratët nuk janë më të shitur dhe kapur.

Ai e ka cilësuar Dumanin si “ushtar” të Ramës, synimi i të cilit është asgjësimi i opozitës. Noka u shpreh gjithashtu se Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin pasi sipas tij është peng i Ramës dhe regjimit. “Tashmë jemi të pashitur, të pakapur, të pagjunjëzuar.

“Ja dolëm në 3 vite të mbajmë PD dhe opozitën gjallë. Ia dolëm të kthejmë edhe flamurin që na ishte marrë peng. Nuk mjafton vetëm opozita që të luftohet krimi i organizuar dhe të luftohet shpopullimi.

Në vendin tonë vetëm opozita është në shërbim të qytetarëve. Ku është drejtësia e re? Ku është Altin Dumani? A ju dha shqiptarëve një përgjegjës për inceneratorët. A ju dha shqiptarëve ai dhe SPAK një përgjegjës për inceneratorët? Jo.

Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin sepse është peng i Ramës dhe regjimit. I është caktuar vetëm një detyrë, të bëhet krah Ramës për të asgjësuar opozitën”, tha Noka.

Noka po “kopjon”  Metën dhe Kryemadhin që gjithashtu janë, nën hetim pasuror nga SPAK. Ai ka përdorur së fundmi shprehjen e Monikës se nuk e rruan për SPAK-un dhe Altin Dumanin.

“E vërteta është se SKAP-i i partisë nuk guxon të hetojë korrupsionin qeveritar dhe atë zgjedhor, nuk hap dosjen 184. SPAK të mbajë briskun. Ju nuk jeni demokratët.

Zëdhënësi i SPAK nuk është objekt i Partisë Demokratike, por do ia thuash Dumanit që ta mbaj briskun“, tha pak ditë më parë Noka duke i përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Arbër Hitaj dhe Klodiana Lala se pse shtëpinë 1 milionë euro te Liqeni e ka deklaruar 5 herë më lirë dhe nëse ka frikë nga SPAK pasi është nën hetim pasuror.

Pse po hetohet Flamur Noka?

Në dosjen që ka çuar avokati i njohur Idajet Beqiri në SPAK tregohet se në vitet 2012-2013, që përkon me negociatat dhe finalizimin me nënshkrim prej ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka të shtyrjes së kontratës konçensionare edhe me 10 vjet të tjera, në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e shtetit shqiptar për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, Flamur Noka nisi të blinte pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme me vlerë të mëdha në euro, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij nga paga si ish ministër dhe si deputet.

Një apartament 190 metra katror, në katin e dytë të një pallati tek Liqeni Artificial i Tiranës, është blerë nga deputeti Flamur Noka me çmimin falë, 794 euro metri katror. Zona konsiderohet nga më luksozet në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” ngjitur me liqenin, ku sot, në pallatin e famshëm të kuq, mund ta gjesh një apartament më minimalja me 4000 euro metri katror.

Kur është bërë shitja në themel, çmimi ka qenë 2.500 euro metri katror. Por si arriti Flamur Noka, të bëhet pronar i këtij apartamenti të cilin e bleu me një çmim zyrtar prej 151.000 euro, pra mbi 5 herë më pak se sa vlera reale?

Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës, mes vitit 2012 dhe 2013 ka bërë disa veprime të dyshimta që po hetohen nga SPAK, pikërisht kur mbante postin e ministrit të Brendshëm. Noka ka shitur një apartament 83 metra katrorë në katin e 8 në zonën e ish-bllokut, me vlerë 180 mijë euro.

Apartamenti ndodhet në këtë zonë në pallatin ndërtuar mes viteve 2005-2007. Pra apartamenti i vjetër është shitur me 2.100 euro m2. Menjëherë më pas, blen apartamentin me çmimin qesharak te Liqeni. Për ta bërë më të thjeshtë:

Flamur Noka shet apartamentin e tij në këtë pallat në rrugën “Andon Zako Çajupi” me çmimin e fryrë mbi 2 mijë euro metri katror, dhe fill më pas, blen në zonën më të preferuar dhe më të shtrenjtë të Tiranës, një tjetër apartament me dyfishin e sipërfaqes, me një çmim qesharake për 151 mijë euro.

Detajet

Operacion tipik i atyre që për të pastruar paratë që disponojnë cash, fryjnë vlerën e shitjes dhe pakësojnë vlerën e blerjes. Në vitin 2013, Flamur Noka blen edhe një garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22.400 euro, me 2 vende parkimi, në të njëjtin pallat të kuq buzë liqenit, një tjetër çmim jashtë vlerës reale të tregut.

Një garazh dopio në atë pallat kushton jo më pak se 200.000 euro, pra 10 herë më i shtrenjtë se sa ka deklaruar ish ministri. Është pikërisht ky pallat ku sot banon Flamur Noka.

Një kat sipër Flamur Nokës, ka zyra edhe Shkëlzen Berisha. Nëse i referohemi vlerës reale të shtëpisë në zonën më elitare të Tiranës dhe të garazhit, do të shkonte rreth 1 milionë euro.

Operacion tipik i atyre që për të pastruar paratë që disponojnë cash, fryjnë vlerën e shitjes dhe pakësojnë vlerën e blerjes. Në vitin 2013, Flamur Noka blen edhe një garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22.400 euro, me 2 vende parkimi, në të njëjtin pallat të kuq buzë liqenit, një tjetër çmim jashtë vlerës reale të tregut.

Një garazh dopio në atë pallat kushton jo më pak se 200.000 euro, pra 10 herë më i shtrenjtë se sa ka deklaruar ish ministri. Është pikërisht ky pallat ku sot banon Flamur Noka. Një kat sipër Flamur Nokës, ka zyra edhe Shkëlzen Berisha.

Nëse i referohemi vlerës reale të shtëpisë në zonën më elitare të Tiranës dhe të garazhit, do të shkonte rreth 1 milionë euro. Janë pikërisht këto mospërputhje midis vlerës së deklaruar dhe vlerës reale mbi të cilën bazohen dyshime të arsyeshme se Flamur Noka mund të ketë pastruar paratë cash./Sot

Exit mobile version