Finalja e Festivalit të Këngës. Triumfon Ronela Hajati

Ronela Hajati është fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, me kengen me titull ‘Sekret’.

Në vendin e dyte u rendit Alban Ramosaj me kengen ‘Theje’ ndersa Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti, morën të dy çmimin e tretë.

Hajati do të jetë keshtu edhe përfaqesuesja e Shqiperise në Eurovizion, i cili do të zhvillohet në Torino.

“Para se të them dicka për veten dua një duartrokitje të madhe për Albanin që është një nga artistet më të mirë në Shqipëri. Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time”- u shpreh ajo e emocionuar pas marrjes së çmimit.

 

 

Exit mobile version