Festë në Wuhan, zero të infektuar pas 3 muajve karantinë!

Wuhan u kthye në qytetin më të famshëm të Kinës e të Botës. Ishte kryeqyteti i epidemisë, nga ku shpërtheu koronavirusi, i cili u përhap anembanë botës.

Por ditën e sotme, në Wuhan, autoritetet lajmëruan se nuk ka më të infektuar. Që nga janari kur u dha edhe alarmi, në metropolin kinez nuk ka më të prekur. Madje nuk ka më të prekur as në Hubei, e po ashtu në 24 orët e fundit në të gjithë Kinën.

Kështu raportojnë autoritetet kineze, ndërkohë që ka dyshime të virologëve dhe ekspertëve në lidhje me besueshmërinë e deklaratave të tilla nga autoritetet.

4 18

Exit mobile version