Europa mesazh të qartë për Ramën, nuk ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën votat

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, tha nga Gjirokastra se nuk ka Evropë, pa zgjedhje të lira dhe pa futur në burg politikanët që vjedhin zgjedhjet si në vitin 2017.

Sipas Bashës, ky është edhe mesazhi që Europa ka për Ramën. “Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka.

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve.

Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur”, tha Basha.

Basha: Polici politike, çdo veprim i saj i paligjshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për vendimin e gjykatës që liroi nga arrestimi, ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu.

Në një videomesazh gjatë takimit në Gjirokastër, Basha ka deklaruar se Balliu dhe 4 banorët e Unazës së Re u arrestuan për shkak se mbrojtën qytetarët nga gazi djegës.

“Gjej rastin të ndaj me miqtë e mi për lirimin e Klevis Balliut dhe 4 të arrestuarve nga policia në mënyrë kriminale me urdhër politik me të vetmin faj, sepse mbrojtën qytetarët nga gazi djegës që iu hodhën në fytyrë nga dhuna policore.

Sot Gjykata ka konstatuar se arrestimet janë bërë mbi bazën e kallëzimeve të rreme të policisë që është një fakt tjetër që tregon sesa politike është kjo polici, sa e paligjshme është çdo veprim i saj.

Në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar një skenar provash fallco dhe deklarata fallcosh të policisë vetëm e vetëm për të zbatuar urdhrin politikë të Edi Ramës për të çuar në burg Klevis Balliun, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës të Qarkut të Korçës”, është shprehur Basha.

5 4

Exit mobile version