Ergys Mërtiri: Politikanët që e nisën me apartamente të kohës së Enverit dhe përfunduan milionerë

Analisti Ergys Mërtiri tha se tashmë SPAK po merret dhe me ata që prej vitesh janë cilësuar të paprekshëm, duke iu referuar këtu çështjes së hapur për Sali Berishën.

Sipas tij të gjithë politikanët e kanë nisur me apartamente të thjeshta, ndërsa sot kanë në zotërim troje.

“Ajo që mua më bën përshtypje është se Berisha, familja e tij, njerëzit e tij, kushdo tjetër rreth e rrotull, ashtu si jo vetëm Berisha xhanëm, por Edi Rama, Ilir Meta e të gjithë me radhë kanë hyrë në politikë me dhomë e kuzhinë, me apartamente të thjeshta të kohës së Enverit e sot janë me vila, me terrene, me troje.

Për shembull unë kam parë në media, nuk e dija, që Malltezi kishte 2 faqe e gjysmë metra renditje pronash që ky i paska në zotërim dhe ne nuk i dimë këto.

Pyetja që shtrohet është, kush ja ka mbajtur të fshehur? Ajo çfarë mua më rezulton dhe më duket më e logjikshme në gjithë këtë është dhe kjo tjetra që këta mbrojnë njëri tjetrin. Deri tani këta nuk janë dënuar.

Berisha ka qenë i paprekshëm, Rama është i paprekshëm, Meta është i paprekshëm sepse këta mbrojnë njëri-tjetrin dhe tani se mbrojnë dot më sepse SPAK nuk është në dorën e Ramës, por ka siç duket forca të tjera më të mëdha se Rama,” – u shpreh Mërtiri.

Exit mobile version