Elvis Rroshi dhe kreu i PS Kavajë grabisin tokat për pallate në Qerret

Ervis Roshi, gjate ceremonise se 24 vjetorit te themelimit te Partise Socialiste te Shqiperise, organizuar ne ambientet e Teatrit Kombetar. /r/n/r/nErvis Roshi during the 24th anniversary ceremony of the founding of the Socialist Party of Albania, organized in the premises of the National Theatre.

Një tjetër denoncim është publikuar dje nga ish-Kryeministri Sali Berisha, këtë herë për ndërtimet pa leje që po bëhen në fshatin Qerret të Bashkisë së Kavajës. ‘Qytetari dixhital’ i ka dërguar Berishës disa foto nga këto ndërtime, ku thotë se janë ndërtuar nga Elvis Roshi dhe Gentjan Daja, duke u grabitur tokat banorëve të fshatit.
“Elvis, Edvin, Denar Rroshin dhe Gentjan Dajën, kreun e PS-së Kavajë, të cilët me mbështetje të Ramës grabisin toka dhe bëjnë kërdinë në Plazhin e Qerretit”, shkruan Berisha, duke publikuar edhe mesazhin e plotë.
“Përshëndetje zoti Sali Berisha. Unë jam banor i qytetit të Kavajës dhe desha të denoncoj te ju një vjedhje të banorëve të fshatit Qerret. Elvis Rroshi dhe Gentjan Daja ndërtojnë pallate në plazh të Qerretit, po i vidhen hapësirat. Po ju dërgoj disa pamje që i kam bërë më datë 20 shkurt. Së bashku me qeverinë Rama po rrëmbejnë tokat tona, që sa gjejnë një hapësirë po ngrejnë pallate, duke rrënuar turizmin e Kavajës”, ka shkruar qytetari në adresë të Berishës.
Para tre ditësh, ish-Kryeministri Berisha denoncoi një ndërtim pa leje që po bëhet nga Rama dhe kreu i Bashkisë së Vlorës. Ka qenë një qytetar nga Vlora që i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha për këtë skandal. “Qytetari dixhital denoncon: Ndërtimin pa leje në det mbi një mol të ndërtuar pa leje nga kompani me ortak vëllaçkon e Lelit dhe mbështetjen antiligjore të vetë Ramës. Këtu më poshtë keni mesazhin e qytetarit dixhital dhe fotot e ndërtimit!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje Doktor Berisha! Në zonën e Radhimës po bëhet një ndërtim pa leje në një mol të ndërtuar pa leje. Në dijeninë time ndërtuesi është Sherif Durmishi, ortak i të cilit është vëllai i kryetarit të Bashkisë Vlorë, Eduart Leli me mbështetjen direkt të Edi Ramës. Ndërtimi po bëhet mbi molin (i cili dhe ky është pa leje) pa aprovimin e Këshillit Bashkiak pa leje dhe çertifikatë pronësie mbi tokën. Kjo bie në kundërshtim me planin urbanistik të Bashkisë Orikum të miratuar nga qeveria Juaj. Kjo pjesë e ndërtimit cenon dhe një pjesë të tokës time të trashëguar dhe me çertifikatë hipotekore konform ligjeve të shtetit në fuqi”, shkruan qytetari.

Exit mobile version