Ekuban shënon dhe mahnit tifozët e Leeds

Ndeshja e parë dhe goli i parë në Angli. Debutim ëndrrash për Caleb Ekuban, i larguar gjatë verës nga Partizani, për të mbrojtur ngjyrat e Leeds United në Championship. Sulmuesi nga Gana luajti ndeshjen e parë në stadiumin “Elland Road”, në sfidën e Kupës së Anglisë, ku Leeds fitoi 4-1 përballë Port Vale. Ekuban luajti si titullar, ndërsa në të 83-ën realizoi golin e fundit të skuadrës së tij, i shërbyer në mënyrë të shkëlqyer nga shqiptari i Maqedonisë, Alioski.
Kualiteti i shfaqur nga ish-sulmuesi i kuq, që me paraqitjet e edicionit të kaluar rezultoi si një prej lojtarëve të huaj më të mirë që kanë luajtur në futbollin shqiptar, mahniti stafin teknik, tifozët dhe mediat britanike.
Tashmë të gjithë besojnë se me Ekuban, Leedsi ka një skuadër më të fortë se vitin e kaluar, ndërsa sulmuesi me një të kaluar edhe te Chievo në Serinë A vlerësohet si një alternativë mjaft e mirë për sulmin.

Exit mobile version