Edhe zv.ministri i Ramës bën thirrje: “Zgjohuni njerëz, maskarallëk me betonizmin e liqenit…”

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një postim të çuditshëm ditën e sotme. Ai ka publikuar në Facebook një postim ku akuzon kryetain e Bashkisë Tiranë, se po heq gjelbërimin nga Tirana.

Shkreli e konsideron këtë një maskarallëk dhe shigjetimi ëshë i qartë për Ramën ndhe Veliajn ndonëse nuk përmend me emër asnjërin dhe as tjetrin, por dihet se ata janë autorët që kanë firmsour për të betonizuar zonën tek liqeni artificial.

Shkreli, i njohur si mik i Ramës dhe një nga njerëzit e afërt që është bërë edhe zv.ministër duket se nuk e kapërdirë lehtë projektin e ri të betonizmit të liqenit ku do të ngrihen shumë kulla me lartësi deri në 30 metra. Ai shkojn deri atje sa i bën thirrje njerëzve që të zgjoihen dhe të reagojnë.

“Zgjohuni njerëz. Skema është e njëjtë me atë të pallatit të Zamir Manes përballë Fakultetit Filologjik, pra një rrugë në trajte unaze dhe pastaj mbushja në mes me pallate shumëkatëshe”, shkruan Shkreli në postimin që bën në facebook, pasi ka shpërndarë në të njëjtën kohë një postim kritik të aktivistit Altin Goci në lidhje me masakrën dhe betonizmin e parkut të liqenit.

Çuditërisht në një reagim të dytë, Shkreli thotë se i kanë vjedhur llogarinë. 10 minuta më vonë, Shkreli fshin postimin. Se çfarë ka ndodhur pas postimit të parë është e qartë.

Shkreli mund edhe të jetë kërcënuar dhe ai është tërhequr menjëherë nga postimi duke lëpirë atë që më parë kishte pështyrë për Ramën dhe Veliajn dhe projektin e tyre të betonizmit të Tiranës.

Exit mobile version