E gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama gjen strehim në Vlorë i rrethuar nga autobusët e rretheve

Ndërsa në Tiranë qindra mijëra shqiptarë kanë rrethuar Kryeministrinë, Rama është fshehur në Vlorë. Në kanë mbërritur qytetarë nga qytetet e tjera si Lushnja, Fieri apo Mallakastra, Durrësi etj.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon atje një antimiting. Burime të Faxweb.al bëjnë me dije se takimi i Ramës është shtyrë, për shkak se pritet mbërritja e qytetarëve, (një pjesë punonjës të administratës) nga qytete të tjera të vendit.
Edhe pse u tha se do të ishte një takim për “Bashkinë që duam”, duket se Rama do bëjë vlonjatë mezor, qytetarë nga i gjithë vendi. Kjo u paralajmërua që prej ditës së djeshmne nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa Rama e përgënjeshtronte duke thënë: Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit.

Exit mobile version