“Dumani kërkoi ndihmë nga deputetët për çështjen e policisë”- Analisti Agim Baçi: Alarmet e ngritura nga kreu i SPAK duhet të merren seriozisht

Gazetari dhe analisti Agim Baçi, ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani ditën e sotme në komisionin e ligjeve.

Baçi, i ftuar në studion e emisionit Open, u ndal te shqetësimi i ngritur nga ana e kreut të SPAK për përfshirjen dhe bashkëpunimin e elementëve të policisë me krimin e organizuar.

Sipas tij, alarmet e ngritura nga Dumani duhet të merren seriozisht, ndërsa shtoi se janë bërë disa herë që kreu i SPAK kërkon ndihmën e deputetëve për çështjen e policisë.

“U bë disa herë që Dumani e ka ngritur çështjen e policisë dhe ka kërkuar ndihmë nga deputetët sepse ata mund të ushtrojnë presion në disa institucione që varen nga Kuvendi që mund të ndihmojnë prokurorinë që ky alarm që Dumani ka thënë disa herë, që bashkëpunimi i shefave të policisë me krimin është alarmues. Ky është më i tmerrshmi, kur policia bashkëpunon me kriminelët vështirësohet puna dhe dekonspirohen operacionet. Ky alarm duhet marrë seriozisht dhe duhet mbështetje. Ai i kërkoi ligjvënësve që ta marrin parasysh këtë. Dumani nuk ka në varësi asnjë institucion tjetër, nuk ka shërbimin sekret, nuk ka ministrinë e brendshme. Opozitës ia ka marrë parasysh denoncimet, e ka marrë denoncimin e Këlliçit për drejtorët e bashkisë”,
u shpreh ai mes të tjerash.

Exit mobile version