Drogë dhe armë/ Kush janë shqiptarët mes 19 të arrestuarve të Camorras në Itali

Armë dhe kokainë. 19 të persona janë arrestuar në Romë dhe Napoli pas një aksioni të policisë italiane, në të cilin janë përfshirë 200 karabinierë dhe është dashur ndërhyrja e helikopterit dhe njësisë së specializuar.
Bëhet fjalë për dy grupe kriminale, njëri i lidhur me organizatën camorriste, ndërsa tjetri që bashkëpunonte me grupin ‘ndrangheta’.
Mes të arrestuarve është edhe një grua si dhe disa persona me origjinë shqiptare, por ende nuk bëhen me dije emra.
Ka qenë investigimi i një grupi në Romë, ai që ka rënë në gjurmët e dy organizatave kriminale, të lidhura me narkotrafikun dhe armët dhe të dyja në raporte të ngushta mes tyre. Bëhet fjalë për një grup të lidhur me klanin camorrist dhe drejtuar nga vëllezërit Salvatore dhe Genny Esposito, djemtë e Luigit të ashtuquajtur ‘Nacchella’, ndërsa grupi tjetër kishte në krye Vincenzo Polito dhe ishte I lidhur me eksponentë të ‘ndrangheta’ në provincën e Kalabrisë.

Exit mobile version