Dita e kujtesës, përkujtohen në Tiranë ushtarët britanikë dhe gjermanë të vrarë në Shqipëri

Në Tiranë është shënuar Dita e Kujtesës. Ambasada Britanike dhe Ajo gjermane kutuan ushatrët e dy vendeve të vrarë në vendin tonë gjatë lufës së Dytë Botërore, ndërsa amabsadorët thanë se kjo është një ditë jo vetëm përkujtimi por edhe një ditë reflektimi.

Përfaqësues diplomatikë e politikanë vendas u përkulën përpara varrezave të ushtarëve britanikë dhe gjerman të vrarë në vendin tonë në luftërat botërore!

Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith zgjodhi një poemë për të kujtuar luftërat që kanë vrarë miliona jetë njerëzish në mbarë botën.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner tha se sot është një ditë reflektimi!

“Dita e sotme përkujtimore është një ditë që ne përkujtojmë të heshtur të gjitha viktimat e luftës dhe dhunës, është në të njëjtën kohë një ditë reflektimi se si do të reagojmë ndaj luftës, dhunës dhe terrorit sot”, tha Bergner.

Çfarë mund të bëjmë dhe çfarë jemi të gatshëm të bëjmë sot për paqen për lirinë, drejtësinë dhe humanizmin

Dita e Kujtesës për ushtarët e vrarë në luftëra botërore shënohet në çdo vend kryesisht në ato të Komonuelthit!

Exit mobile version