Dhunoi 3-vjeçaren dhe i theu këmbën, lihet në burg edukatorja Majlinda Dehima

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Majlinda Dehimën, edukatorja e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat “Stinët”, ku ajo ishte e punësuar.

Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua më 9 Nëntor pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.

48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, të cilët përveç reagimeve të shumta në rrjete sociale, kanë protestuar para kopshtit ku ndodhi ngjarja, si dhe para Ministrisë së Arsimit.

Exit mobile version