Deklarata e fortë e ish-deputetit të PS: I pari që duhet të hetohet për 21 Janarin është Edi Rama!

Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja shprehet se i pari që duhet të hetohet për 21 Janarin është kryeministri Edi Rama.

Dedja thotë se, Rama është nxitësi numër një i dhunës së 21 Janarit të vitit 2011, ndërsa thekson se, gjakun që do derdhej e paralajmëroi Spartak Ngjela.

“I pari njeri që duhet të hetohet për 21 Janarin është Edi Rama! Në demokraci dhuna mbi institucionet shtetërore është e ndaluar!

Edi Rama është nxitësi Nr.1 i dhunës së 21 Janarit 2011! Gjakun që do derdhej, si vegël qorre që ka qenë historikisht, e paralajmëroi Spartak Ngjela!”, shkruan Dedja në rrjetet sociale.

rama 21 janar

 

Exit mobile version