Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, LSDM 34.8%, VMRO 33.8, BDI, 12.8

KSHZ ka dal me rezultatet e para nga mbi 566 vendvotime ose 12.5% e totalit të votave.
Në këto rezultate kryesib LSDM 34.84%, e ndjekur nga VMRO e cila ka 33.84 %.

Në kampin shqiptar udhëheq BDI me 12.84%, e ndjekur nga ASh me 10%.
Ndërkohë si gjatë gjithë cikleve zgjedhore, edhe këtë herë faqja e KShZ-së është bllokuar.

BDI ka nisur festën në Çair me fishekzjarre edhe pse rezultatet zyrtare ende nuk kanë dalë në këtë Zonën 1 dhe Zonën 2.

Megjithatë partitë gjithmonë i kanë rezultatet nga terreni para KSHZ-së fal vëzhguesve të tyre që kanë në çdo vendvotim.

BDI me Izet Mexhitin si bartës Liste pret fitore në Zonën 1 ku garon.

Exit mobile version